Flash

Vuçiç ultimatum NATO-s: Nëse preken serbët në veri, presim 24 orë para se të ndërhyjmë

Lapsi.al 27 September 2021
Vuçiç ultimatum NATO-s: Nëse preken serbët në veri,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,  ka reaguar pas kërkesës së sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili në kuadër të situatës së krijuar në veri të Kosovës ka kërkuar vetëpërmbajtje dhe kthim në dialog.

Vuçiç në reagimin e tij i ka dhënë ultimatum NATO-s se nëse serbët e veriut të Kosovës prekën dhe nëse ajo nuk reagon brenda 24 orëve, atëherë do të ndërhyjë shteti serb.

“I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për intervenim të NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, është shprehur Vuçiç për mediat serbe.

Ndër të tjera ai ka thënë se Serbia ka rritur gatishmërinë e luftës, për shkak të forcave të Njësisë Speciale të Kosovës që po qëndrojnë në veri të Kosovës.

“Automjetet me mitraloz qëndrojnë në vendkalimet tash e shtatë ditë dhe askush nuk emocionohet. Dhe pastaj ata emocionohen që një vend që është i njohur ndërkombëtarisht ka aeroplanë që fluturojnë në territorin e tij. Ata nuk janë të interesuar për vuajtjet serbe”, ka thënë ndër të tjera ai.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI