Flash

Ushtria serbe poziocionohet 2 km larg kufirit me Kosovën, vendosen 4 automjete të blinduara

Lapsi.al 27 September 2021
Ushtria serbe poziocionohet 2 km larg kufirit me Kosovën, vendosen 4

Për 8 ditë me radhë, situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, teksa dy pikat kufitare Jarinja dhe Bërnjaku vijojnë të jenë të bllokuara nga protestuesit serbë. Serbia ka vendosur katër automjete të blinduara në veri me Kosovën, të cilët janë pozicionuar më pak se dy kilometra nga zona kufitare. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë tha se njësitë e Ushtrisë Serbe janë në gatishmëri të lartë luftarake në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia është pro paqes, por nuk do të lejojë dhunë kundër banorëve serbë.

Qeveria e Kosovës 8 ditë më parë nisi zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës. Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat 'KS' (Kosovë) ose 'RKS' (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI