Flash

Historia veç me tri shkronja

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tër...

13:09 Mirjon Brahimllari

Modelja indiane pëson një fazë depresioni pas prerjes së flokëve

Lapsi.al 27 September 2021
Modelja indiane pëson një fazë depresioni pas prerjes së

Modelja 42-vjeçare, Aashna Roy, ka përjetuar një fazë depresioni pasi parukieri i kishte prerë flokët më shumë seç ajo kishte kërkuar, si dhe se kishte pësuar djegie të lëkurës së kokës.

Në vitin 2018, ajo kishte shkuar në prej salloneve më të mira në Delhi, Indi dhe i kishte kërkuar stafit të sallonit brenda hotelit Maurya Sheraton, të shkurtonin flokët e saj 7 cm, por pasi ka vënë syzet ka kuptuar që flokët e saj ishin më të shkurtra seç i dëshironte.

Për këtë arsye ajo ishte ankuar te menaxheri i sallonit dhe çështja shkoi deri te drejtuesi i hotelit, kur gruas iu ofruan zgjatje artificiale falas e flokëve dhe trajtime të tjera kompensuese.

Por për modelen kishte lindur dhe një problem tjetër. Për shkak të përdorimit të tepërt të amonikaut, kishte pësuar djegie të lëkurës së kokës.

Roy dërgoi ankesën e saj në Komisionit e të Drejtave të Klientëve, ku iu ofrua kompensimi për telashet dhe rrezikimin e karrierës.

Në seancën gjyqësore u tha se ajo ishte aq e turpëruar sa nuk shikohej më në pasqyrë, i shmangej miqve dhe humbi vendin e punës.

Prerja e keqe e flokëve bëri që Roy të pësonte ‘traumë të rëndë mendore’, të humbte të ardhurat dhe të hiqte dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë top-modele.

Komisioni i dha dëmshpërblim 20 milionë rupee (rreth €250.000) për dëmin emocional dhe profesional.

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve në “Tony Awards”

Broadway është kthyer me ceremoninë e 74 -të ndarjes së çmimeve “Tony Awards” që u mbajt të dielën pas një vonese të gjatë për shkak të pandemisë. Ceremonia ...

14:10

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI