Flash

Maneskin performancë topless përpara kullës Eiffel

Lapsi.al 27 September 2021
Maneskin performancë topless përpara kullës Eiffel

Festivali 24-orësh Global Citizen Live u mbajt në Paris, gjatë të cilit interpretuan shumë muzikantë të famshëm, dhe i gjithë spektakli u hap nga Elton John me performancën e tij para Kullës Eifel.

Emra të shumtë muzikorë të njohur e ndoqën atë, dhe atmosfera u ndez nga anëtarët e grupit italian Maneskin, më saktësisht performanca e tyre, e cila u komentua gjerësisht në rrjetet sociale sapo u shfaqën fotot.

22-vjeçari Damiano David mbërriti në skenë pa një T-shirt, vetëm me një gjerdan lëkure sadomasochistic dhe rripa në qafë dhe bel, ndërsa basistja Victoria hoqi xhaketën e saj rozë dhe tregoi gjoksin e saj të zhveshur.

Kujtojmë se fituesit e vitit 2021 të Eurovizionit tërhoqën shumë vëmendje. Përveç këngës e cila u pëlqye aq shumë sa njerzëve u lindi dëshira për të mësuar italishten, grupi tërhoqi vëmendjen dhe për stilin e tyre, e sidomos për vokalistin kryesor Damianon.

Nga një grup i zakonshëm, Maneskin, u kthyen në një grup me famë botërore dhe filluan të japin koncerte e intervista në mbarë globin.

“Rroku nuk vdes kurrë”,- është motoja e tyre.

Kënga Zitti e Buoni u klasifikua në vend të parë në 7 shtete dhe suksesi i saj vazhdon ende. Një nga këngët e tjera të suksesshme të grupit është kënga Beggin’ e cila u klasifikua në vend të parë në 9 shtetet.

Të këshilluara

Aksidentohet aktori i njohur

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktori Tom Felton u nxor jashtë një fushe golfi pasi u rrëzua në një event përpara Kupës Ryder. Sipas mediave, Tom...

12:36

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI