Flash

Fedez dhe Chiara shpjegojnë foton virale duke u zënë në yacht: Cila qe arsyeja?

Lapsi.al 27 September 2021
Fedez dhe Chiara shpjegojnë foton virale duke u zënë në

Rreth një muaj më parë, Chiara Ferragni dhe Fedez u fotografuan duke debatuar në një jaht në Liqenin Como, në prag të përvjetorit të tyre të tretë të martesës.

Sherri i çiftit u bë viral, pasi paparacët arritën të siguronin disa pamje nga momenti i tensionit, shkruan revista “Chi”. Ditë më vonë, sherri u la në harresë pasi surpriza që Fedez i bëri Chiara-s për përvjetor rrëmbeu vëmendjen dhe la të kuptohej që marrëdhënia mes tyre ishte rregulluar.

Ndërsa së fundmi, ishin vetë Chiara dhe Fedez ata që jo vetëm rikujtuan këtë moment gjatë një “live” në Instagram, por edhe sqaruan se çfarë ndodhi realisht.

“Është e vërtetë, u zumë keq. Por u sqaruam para se të niseshim, para se të ktheheshim në shtëpi këtu në Milano. Natyrisht, debati më i madh ndodhi pikërisht kur na fotografuan. Po flas për foton që u bë një super meme virale. Sidoqoftë, arsyet ishin budallallëqe,”- tregoi Fedez.

Ndërsa Chiara shtoi:

“Le të themi se arsyeja ishin gjërat familjare, çështjet familjare”.

Për përvjetorin e martesës, Fedez organizoi një koncert të vogël për Chiara-n në një platformë lundruese në Liqenin Como. Ai i kushtoi partneres këngën e re “Meglio del cinema” dhe emocionoi jo vetëm atë, por gjithë ndjekësit dhe adhuruesit e çiftit.

Të këshilluara

Aksidentohet aktori i njohur

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktori Tom Felton u nxor jashtë një fushe golfi pasi u rrëzua në një event përpara Kupës Ryder. Sipas mediave, Tom...

12:36

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI