Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Del në shitje shtëpia e pushtuar nga shpirtrat që frymëzoi filmin The Conjuring

Lapsi.al 27 September 2021
Del në shitje shtëpia e pushtuar nga shpirtrat që frymëzoi

Shtëpia në fermë e pushtuar nga shpirtrat në Rhode Island, që frymëzoi filmin horror të vitit 2013 "The Conjuring", sapo doli në shitje për 1.2 milion dollarë.

Sipas agjentit të pasurive të patundshme Mott & Chace Sotheby's International Realty, shtëpia prej 3,109 metra katrorësh në 8.5 hektarë në Burrillville, është "një nga shtëpitë më të njohura të pushtuara nga shpirtrat në Shtetet e Bashkuara".

"Legjenda thotë se shtëpia është e pushtuar nga prania e Bathsheba Sherman, e cila jetonte në shtëpi në vitet 1800. Deri më sot, janë raportuar ngjarje të panumërta," -tha kompania në një njoftim për shtyp.

Këto ngjarje të supozuara mbinatyrore janë dokumentuar në dokumentarë dhe në ekranin e madh.

Patrick Wilson dhe Vera Farmiga në "The Conjuring" (2013)

Ndërsa "The Conjuring" nuk u xhirua realisht në këtë pronë, ai u bazua në përvojat tronditëse të familjes Perron, që jetonte në shtëpinë e famshme në vitet 1970. Filmi, i drejtuar nga James Wan dhe me aktoren Vera Farmiga, ka në qendër një familje të terrorizuar nga shpirtrat që pushtojnë shtëpinë e tyre.

Një pjesë e tretë e filmit, e titulluar "The Conjuring: The Devil Made Me Do It", u publikua në qershor.

Shtëpia e frikshme u shit për herë të fundit në vitin 2019 për 439,000 dollarë. Blerësit ishin Jennifer dhe Cory Heinzen, të cilët organizuan evente në këtë shtëpi dhe u dhanë me qira dhoma hetuesve paranormalë që kaluan natën atje.

Falë reputacionit të saj rrëqethës, pronarët kanë ditur si të nxjerrin përfitime prej pronës.

"Kujdestarët aktualë kanë raportuar ngjarje të panumërta në shtëpi dhe i kanë kthyer rezervimet për të kaluar një natë aty dhe organizimin e eventeve në prone, në një biznes të suksesshëm," -shkruan Wall Street Journal.

Të këshilluara

Jeta seksuale misterioze e dinosaurëve

Dinosaurët duhet të kenë pasur marrëdhënie seksuale për t’u riprodhuar, por se si e bënin atë nuk është saktësisht e qartë. Asnjë fosil nuk ka zbuluar dy din...

12:34

Përse njerëzit meren me thashetheme

Njerëzit shpenzojnë mesatarisht 52 minuta në ditë duke bërë thashetheme. Këtë e thotë një studim i kohëve të fundit. Thashethemet janë të nevojshme për mbije...

11:45

Publikohet traileri i filmit "Don't Look Up"

Platforma "Netflix" ka publikuar së fundmi trailerin e  filmit “Don’t Look Up”. Filmi trajton historinë e dy astronomëve të panjohur të portretizuar nga ...

14:51

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI