Flash

Albin Kurti zbulon temat e diskutimit me Ramën: U zotuam për koordinim dhe sinkronizim në gjithçka!

Lapsi.al 27 September 2021
Albin Kurti zbulon temat e diskutimit me Ramën: U zotuam për koordinim

Ka përfunduar mbledhja e dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, në Prishtinë. Në fund të mbledhjes, dy kryeministrat kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media, ku i pari ka folur kryeministri kosovar, Albin Kurti.

“Mandatet e të dy qeverive tona i kemi marrë në një kohë plot sfida. Përballja me pandeminë, me variantin eksploziv Delta, rimëkëmbja ekonomike, janë disa prej sfidave tona, për tejkalimin e të cilave do të angazhohemi së bashku. Ne i gëzohemi tej mase zhvillimit në Shqipëri. Për realizimin e këtyre sfidave, qeveria dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë. Dy qeveritë tona kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet, që priten prej kohësh nga qytetarët e të dy vendeve. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë barazi mes dy vendeve. Ndërlidhja e dy vendeve për heqjen e barrierave, që shkaktojnë pengesa, është e domosdoshme për qytetarët dhe ekonomitë tona.

Biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes sonë të mirë dhe në veçanti u zotuam që e shohim si tejet të rëndësishëm koordinimit dhe sinkronizimin gjithandej.

Në takimin e sotëm biseduam edhe për avancimin e zbatimit të marrëveshjeve mes dy qeverive tona. Janë mbajtur deri më tani 16 takime, ku janë nënshkruar qindra marrëveshje. U vendos të nisin përgatitjet në dy kabinetet tona, me qëllim që mbledhja e ardhshme të jetë në mesin e muajit nëntor”, tha kryeministri Kurti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI