Flash

U kap me 6 kg kanabis në makinë, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 26 September 2021
U kap me 6 kg kanabis në makinë, arrestohet 25-vjeçari në

Elton Maxhaku 25-vjeç është arrestuar nga policia pasi në momentin e kontrollit nga policia në automjetin e tij janë gjetur 6 kanabis gati për shitje, dhe 1 pushkë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Selekt”. Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës.

Sekuestrohen rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 armë zjarri pushkë. Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike dhe armës së zjarrit, i cili po qarkullonte me taksi.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selekt”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Maxhaku, 25 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 2, Durrës, mjetin tip taksi me të cilën ky shtetas e kishte pronotuar për të lëvizur. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip taksi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa e presuar dhe 1 armë zjarri (pushkë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

 

 

Të këshilluara

Gjendet një 65-vjeçar i pajetë në Elbasan

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në qytetin e Elbasanit. Burri u gjet i shtrirë në tokë, në tualetet publike të qytetit. Në trupin e të ndjerit nuk ka ...

16:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI