Flash

Ambasada gjermane në Kosovë: Të ndalen provokimet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

Lapsi.al 26 September 2021
Ambasada gjermane në Kosovë: Të ndalen provokimet në kufirin

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Rohde përmes një postimi në Twitter ka thënë se situata në veri duhet të qetësohet.

“Situata në veri ka nevojë për deeskalim. Unë i bëj thirrje të dyja palëve që të flasin me njëri -tjetrin në vend se të fajësojnë njëri -tjetrit. Mënyra më e mirë përpara: Takohuni në Bruksel për të gjetur një rrugëdalje sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Lidhur me situatën në veri ka reaguar edhe diplomatja gjermane Susanne Schutz. Schutz përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se çdo provokim mes kufirit Kosovë-Serbi duhet të ndalet.

“Çdo provokim në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të deeskalojnë dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë nga Bashkimi Evropian Miroslav Lajcak, Josep Borrell”, ka shkruar Schutz.

Të këshilluara

Gjendet një 65-vjeçar i pajetë në Elbasan

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në qytetin e Elbasanit. Burri u gjet i shtrirë në tokë, në tualetet publike të qytetit. Në trupin e të ndjerit nuk ka ...

16:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI