Flash

Strehimi i afganëve/ Rama: S’presim favore nga Uashingtoni, jemi vend mikpritës

Lapsi.al 25 September 2021
Strehimi i afganëve/ Rama: S’presim favore nga Uashingtoni, jemi vend

Kryeministri Edi Rama nga Nju Jorku ka dhënë një intervistë për televizionin francez "TV5monde". Ndër të tjera në këtë intervistë Rama ka folur edhe për pritjen e refugjatëve nga Afganistani. I pyetur nëse Shqipëria po përpiqet që të fitojë favore nga Uashingtoni duke strehuar refugjatët afganë, Edi Rama tha se kërkesa për strehimin e tyre nuk erdhi nga qeveria amerikane por nga organizata humanitare në SHBA.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij duke theksuar se Shqipëria është një vend që historikisht e ka treguar që hap dyert për ata që kanë nevojë.

“Nuk ua hapëm derën afganëve me kërkesë të SHBA, të qeverisë së SHBA, e hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të drejtave të njeriut dhe thamë “Po”, sepse ne jemi një vend mikpritës”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI