Flash

IuteCredit ofron 10 mijë lekë bonus për punonjësit që vaksinohen

Lapsi.al 25 September 2021
IuteCredit ofron 10 mijë lekë bonus për punonjësit që

IuteCredit ofron 10 mijë lekë bonus për punonjësit që vaksinohen IuteCredit Albania bëhet një nga kompanitë e para në Shqipëri që stimulon financiarisht punonjësit e vaksinuar. Ajo do të shpërblejë me 10 mijë lekë neto bonus të gjithë punonjësit të cilët provojnë se janë vaksinuar ndaj COVID-19. Kushti i vetëm për punonjësit e kompanisë do të jetë dorëzimi i Certifikatës Dixhitale të vaksinimit, për të vërtetuar kryerjen e dy dozave të saj. “Që me nisjen e pandemisë, IuteCredit ka patur në vëmendjen e saj shëndetin e punonjësve dhe të klientëve. Ne kemi zbatuar me përpikmëri çdo rregullore të lidhur me masat e kujdesit dhe përballimit të kësaj situatë të paprecedentë. Edhe pse i lejohej të operonte pa ndërprerje aktivitetin e saj, IuteCredit i mbylli plotësisht degët për një periudhe afro njëjavore, deri sa u pajisëm me materialet e duhura dhe me mbrojtëset plastike në çdo tavolinë ku shërbehej klienti. Unë besoj se çdo individ duhet të vaksinohet, me cilëndo nga vaksinat që i ofrohen në Shqipëri.

Duke parë një lloj hezitimi, vendosëm si ekip menaxhimi që të ndërmarrim këtë iniciativë, e cila më pas do të pasohet nga të tjera, me synimin e vaksinimit të 100 % të stafit,” thotë Akan Ajdini, Drejtor i Përgjithshëm i IuteCredit Albania. Që prej fillimit të përhapjes së infeksionit COVID – 19 në Shqipëri, IuteCredit Albania ka ndjekur të gjitha udhëzimet e dhëna në rrugë zyrtare nga autoritetet, duke i përditësuar, përshtatur dhe përmirësuar ato në përputhje me dinamikën e situatës epidemiologjike. Këto masa synojnë në vijimësi kufizimin e përhapjes së COVID-19, sigurimin e një ambienti të shëndetshëm në punë dhe vijimësinë normale të aktivitetit të biznesit.

IuteCredit ka marrë masa për të siguruar maska, doreza dhe dizinfektantë në të gjitha ambientet e punës së kompanisë, shoqëruar me vendosjen e barrierave mbrojtëse në tavolinat e punës, vendosjen e adezivëve shenjues në secilën degë që sinjalizojnë për distancimin fizik të klientëve në degë, pajisjen me postera dhe udhëzime për ruajtjen e higjienës personale për secilën degë apo ambjent ku zhvillohet aktiviteti, etj. Për të mundësuar vazhdimin e punës në mënyrë të pandërprerë për shkak të pandemisë, pjesa më e madhe e punonjësve janë pajisur me laptop nga kompania për të mundësuar punën në distancë. Si shumica e kompanive shqiptare, edhe IuteCredit pati punonjës të prekur me COVID- 19.

Për periudhën e mungesës në punë, kompania nuk u ka cënuar në asnjë rast pagën, madje për t’i ndihmuar sadopak në shpenzimet e kryera për rikuperim, u ka akorduar edhe një ndihmë financiare. Kthimi rritjes së rasteve të Covid-19 pothuajse në të gjithë botën e ka bërë edhe më të prekshme nevojën për një vaksinim sa më të shpejtë dhe sa më të gjerë. Megjithatë, ende një pjesë e shoqërisë po shfaqet neglizhuese ose dyshuese ndaj vaksinimit. Ky qëndrim rrit rreziqet për shëndetin dhe ushqen përhapjen e mëtejshme të pandemisë. Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë kompani në SHBA dhe Europë po ofrojnë stimuj për punonjësit që janë vaksinuar ose do të vaksinohen. IuteCredit bëhet ndër kompanitë e para në Shqipëri që ndjek një qasje të tillë me qëllim sigurimin e një mjedisi pune më të sigurt, por edhe dhënien e shembullit dhe kontributit në frenimin e përhapjes së infeksionit të Covid-19. Vaksinimi është sot arma më efikase për të mbrojtur shëndetin dhe për të siguruar një kthim sa më të shpejtë dhe të plotë në aktivitetin normal shoqëror dhe ekonomik.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI