Flash

Ish-supermodelja kanadeze padit klinikën e trajtimeve estetike: Më shpërfytyroi

Lapsi.al 25 September 2021
Ish-supermodelja kanadeze padit klinikën e trajtimeve estetike: Më

Ish-supermodelja kanadeze Linda Evangelista, një nga figurat më të mëdha në pistat dhe kopertinat e revistave në vitet 1990, tha në një postim në Instagram pak ditë më parë se i ishte nënshtruar trajtimit të reduktimit të yndyrës rreth 5 vjet më parë.

Procedura, e njohur si “Zeltiq CoolSculpting”, nuk shkoi aspak siç duhej dhe e la supermodelen të shpërfytyruar. Ajo tha se pësoi një efekt anësor të rrallë të quajtur hiperplazi paradoksale dhjamore (PAH) pas procedurave, që shkakton ënjtje në zonat që trajtohen.

"PAH jo vetëm që më ka shkatërruar jetën, por më ka dërguar në një cikël depresioni të thellë, trishtimi të thellë dhe urrejtje ndaj vetes. Në këtë proces, unë kam mbetur e vetmuar," tha mes të tjerash Evangelista.

Ashtu siç theksoi, Evangelista nuk e la me kaq, por ngriti një padi të martën në gjykatën federale të Nju-Jorkut kundër kompanisë që kreu procedurën, duke e akuzuar për neglizhencë, reklamim mashtrues dhe ngriti pretendimin se kompania dështoi në paralajmërimin për efektet anësore të mundshme.

Padia thotë se Evangelista iu nënshtrua procedurave të shumta midis viteve 2015 dhe 2016 për të zvogëluar yndyrën në kofshë, bark, shpinë, krahë dhe mjekër. Kirurgjia korrigjuese nuk kishte funksionuar për të rregulluar efektet anësore të PAH.

Të këshilluara

Meghan përballet me kritika për veshjen

Meghan Markle u shfaq në New York City së bashku me Princin Harry duke vizituar një shkollë që shërben si strehimore për nxënësit pa shtëpi. Mirëpo, vëmendje...

17:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI