Flash

"Debat i ashpër brenda PD-së"/ Reagon Shehaj: Ka përçarje brenda demokratëve

Lapsi.al 25 September 2021
"Debat i ashpër brenda PD-së"/ Reagon Shehaj: Ka

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar lidhur me debatin e zhvilluar në PD. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se debati i publikuar ka qenë i manipuluar dhe është shpërndarë qëllimisht në media. Më tej ai thotë se i është drejtuar liderit të PD-së duke i thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël dhe fatkeqësisht ka një përçarje të madhe.

Sipas deputetit, në këto kushte, agjenda e selisë blu s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

“Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qendrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura. Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike. Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment”, shkruan Shehaj.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI