Flash

Përse foto e Kourtney dhe Meghan po bën xhiron e rrjetit

Lapsi.al 24 September 2021
Përse foto e Kourtney dhe Meghan po bën xhiron e rrjetit

Kim Kardashian është akuzuar se ka kopjuar idenë e dikujt tjetër për fotot seksi të linjës Skims, ku shfaqet motra e saj Kourtney Kardashian dhe aktorja Megan Fox.

Ish-ylli i "Basketball Wives", Draya Michele, ripostoi në Instagram Stories dy foto me modelen Tanaya Henry të veshura me të brendshme dhe me disa qershi, pak a shumë e njëjta ide me fotot e Skims.

Kristen Noel Crawley ripostoi imazhin e Michele, duke shkruar: "Gratë me ngjyrë janë gjithmonë projektueset dhe mos e harroni këtë gjë."

Crawley dikur ishte shoqe e ngushtë me Kim dhe madje u shfaq në një fushatë të Skims në vitin 2019. Mirëpo, rreth nëntorit të vitit 2020, filluan thashethemet se marrëdhënia midis Crawley dhe Kim ishte prishur.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet për kopjim idesh.

Në dhjetor të vitit 2017, ndjekësit e modës pretenduan se Kardashian kishte kopjuar stilistët Rei Kawakubo dhe Demna Gvasalia për linjën e saj të fëmijëve, Kids Supply.

Të këshilluara

Ndërron jetë regjisori i "Notting Hill"

Regjisori i njohur britanik, Roger Michell ka ndërruar jetë në moshën 65 vjecare. Lajmi për ndarjen nga jeta të Michell, u njoftua nga agjenti i tij, i c...

14:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI