Flash

Indeksi i Inovacionit Global 2021/ Shqipëria bën hapa pas, e fundit në rajon

Lapsi.al 24 September 2021
Indeksi i Inovacionit Global 2021/ Shqipëria bën hapa pas, e fundit

Shqipëria bën hapa prapa në Indeksin e Inovacionit Global (GII) për vitin 2021. Ajo renditet në vendin e 84, nga vendi i 83 një vit më parë, ndërsa krahasuar me vendet e rajonit, ajo vijon të qendrojë e fundit.

Ky është edicioni i 14-të i Indeksit, i publikuar nga Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale (WIPO), në bashkëpunim me INSEAD dhe Universitetin Kornel, i cili rendit 132 vende sipas 81 indikatorëve nga burime publike dhe private ndërkombëtare.

Si vlerësohet Shqipëria

Shqipëria renditet në vendin e 84, duke u vlerësuar me 28 pikë. Sa i përket inovacionit në institucione, vendi ynë renditet i 60-i, vlerësuar me 64.9 pikë. Në këto elemente përfshihen mjedisi politik, mjedisi rregullator, efektiviteti i qeverisë, sundimi i ligji, kostoja e largimit nga puna, mjedisi i biznesit, lehtësia e fillimit të një biznesi dhe lehtësia e zgjidhjes së falimentimit.

Në elementin e dytë, kapitali njerëzor dhe kërkimi, renditemi në vendin e 90, vlerësuar me 22.7 pikë.

Në elementin e dytë janë marrë për studim arsimi, financimi qeveri-studentë, raporti nxënës-mësues, jetëgjatësia në shkollë, arsimi tercial, të diplomuarit në shkencë dhe inxhinieri, renditja e universitetit etj.

Për infrastrukturën, në vendin e 62, me 43 pikë. Në këtë element përfshihen qasja dhe përdorimi i TIK, shërbimi online i qeverisë, pjesëmarrja online, performaca e logjistikës.

Për sofistikimin e tregut dhe biznesit, përkatësisht në vendin e 79 e 68, vlerësuar me 44.1 dhe 25 pikë.

Në sofistikimin e tregut janë marrë në konsideratë lehtësia e marrjes së kredisë, investimi, kapitalizimi i tregut, investitorët e kapitalit të sipërmarrjes, diversifikimi dhe shkalla e tregut etj. Ndërsa sofistikimin e biznesit skanohen të punësuarit në shkencat e dijes, kompanitë që ofrojnë trajnime zyrtare, të punësuarit me grada të larta, importet neto të teknologjisë së lartë, investimet e huaja direkte, kërkimi për talente si përqindje në një biznes, etj.

Shqipëria është  vlerësuar me 12 pikë për produktet finale në kërkim dhe teknologji, duke u renditur më dobët se të gjithë elementet e tjerë, ne vendin e 103. Ky element lidhet me patentat e shpikjeve të regjistruara sipas origjinës, modelet e përdorimit sipas origjinës, pronësia intelektuale, eksportet në inovacion dhe teknologji, investimet shqiptare që shkojnë drejt vendeve të tjera, ndikimi i njohurive, shpenzimet për softuer, certifikatat e cilësisë ISO.

Dhe në vendin e 81 për elementin e fundit: produkte krijuese, vlerësuar me 20.3 pikë. Në këtë element përfshihen markat tregtare sipas origjinës, vlera e markës globale, produktet dhe shërbimet krijuese, eksportet e produkteve krijuese, kreativiteti online, korigjimet në Wikipedia, krijimi i aplikacioneve celular. / Monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI