Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Bashkimi Evropian propozon rregulla të reja për portat e USB-C

Lapsi.al 24 September 2021
Bashkimi Evropian propozon rregulla të reja për portat e USB-C

Bashkimi Evropian propozoi rregulla të reja të enjten që do t'i bëjnë portat USB-C standarde në smartfonë, tabletë, kamera, altoparlantët portativë dhe sistemet e lojërave të dorës. Me pak fjalë Evropa po kërkon karikues universal për të gjitha këto pajisje.

Ky veprim është një pengesë për Apple, që përdor portën e vet "Lightning" në iPhone. Ndërsa rregullat e reja mund të jenë ende larg hyrjes në fuqi, Apple mund të detyrohet të bëjë ndryshime në produktin e saj.

Llojet më të zakonshme të karikuesve

"Konsumatorët evropianë ishin shumë të frustruar për karikuesët e papërshtatshëm të grumbulluar në sirtarët e tyre. Ne i dhamë industrisë shumë kohë për të dalë me zgjidhjet e tyre, tani ka ardhur koha për veprime legjislative për një karikues të zakonshëm," tha shefja e teknologjisë e BE, Margrethe Vestager në një deklaratë. "Kjo është një fitore e rëndësishme për konsumatorët dhe mjedisin tonë dhe në përputhje me ambiciet tona jeshile dhe dixhitale."

Qytetarët e BE-së posedojnë mesatarisht tre karikues të telefonave celularë, sipas Komisionit Evropian. Por 38% e konsumatorëve nuk kanë mundur ta karikojnë telefonin e tyre në të paktën një rast sepse nuk kishin karikuesin e duhur në dorë.

Afërsisht 2.4 miliardë euro shpenzohen çdo vit vetëm për karikues që nuk vijnë me pajisjet elektronike, sipas Komisionit Evropian.

Të këshilluara

Apple mohon kthimin e Fortnite në App Store

Apple nuk do të lejojë që Fortnite të rikthehet në pajisjet e saj derisa beteja e saj ligjore me krijuesin e lojërave video, Epic Games, të ketë përfunduar plot...

12:55

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI