Flash

Përse Britney Spears është kundra transmetimit të dokumentarit të saj?

Lapsi.al 23 September 2021
Përse Britney Spears është kundra transmetimit të

Page Six bën me dije se Britney Spears nuk e mbështet dokumentarin e ri të Netflix, "Britney vs Spears".

"Ky është një dokumentar tjetër i paautorizuar, pa bekimin ose pjesëmarrjen e saj," tha një burim dje.

Netflix publikoi trailerin për dokumentarin që do të dalë javën tjetër, i cili duket se do të eksplorojë betejën 13-vjeçare të yllit të pop-it për kujdestarinë.

Regjisorja e dokumentarit, Erin Lee Carr, tha në një intervistë për Los Angeles Times dje, se ajo u përpoq të kontaktonte me Spears për projektin.

"Unë u përpoqa ta kontaktoja në mënyrë të vazhdueshme. Por më duhej ta pranoja se nuk kishte gjasa të ndodhte ndonjëherë," -tha regjisorja.

Carr tha se madje i dërgoi një letër këngëtares dhe shtoi se është e sigurt që ajo e ka lexuar, por sipas saj, Britney është aktualisht e fokusuar tek i fejuari.

Të këshilluara

Apple mohon kthimin e Fortnite në App Store

Apple nuk do të lejojë që Fortnite të rikthehet në pajisjet e saj derisa beteja e saj ligjore me krijuesin e lojërave video, Epic Games, të ketë përfunduar plot...

12:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI