Flash

Jarinja dhe Bërnjaku të bllokuara, serbët vendosin zhavorr, arrestohen disa persona

Lapsi.al 23 September 2021
Jarinja dhe Bërnjaku të bllokuara, serbët vendosin zhavorr,

Serbët vijojnë të mbajnë të bllokuara dy pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak. Madje, përveç automjeteve të tonazhit të rëndë, kanë vendosur dhe zhavorr në rrugë duke pamundësuar kështu kalimin e makinave. Ata protestojnë masën reciproke të qeverisë së Prishtinës për targat.

Nga bllokimi po dëmtohen kryesisht udhëtarët që hyjnë nga Serbia për në veri të Kosovës, të cilët detyrohen të ecin në këmbë për disa kilometra për shkak të situatës së krijuar.

Prezenca e policisë vijon të jetë tepër e lartë për të garantuar sigurinë. Autoritete në Prishtinë thonë se nuk është regjistruar asnjë incident. Megjithatë, mediat e Beogradit pretendojnë të kundërtën. Televizioni publik serb, RTS, shkruan se në Novobërdë të Kosovës janë vendosur mbishkrime të tilla si “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI