Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dhëndri thyen shtyllën kurrizore, shokët e hodhën në ajër por s'mundën ta kapnin (VIDEO)

Lapsi.al 23 September 2021
Dhëndri thyen shtyllën kurrizore, shokët e hodhën në

Teksa po festonin dasmën e mikut të tyre, shokët e kanë hedhur dhëndrin në ajër si një gjest tradicional në Rumani.

Ky moment i frikshëm u fokusua nga kamera, ku tregohej nusja duke kërcyer mjaft e lumtur në ditën e veçantë vetëm disa sekonda para aksidentit të bashkëshortit të saj, Liviu Filimon.

Pasi veprimit të tyre, miqtë nuk mundën që të mbajnë dhëndrin dhe për pasojë ai u përplas në tokë duke pësuar një goditje mjaft të fortë.

Dhëndri mori dëmtime serioze dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Ky incident ndodhi në një dasmë në Rumani në sallën e eventeve Castello në vendpushimin Baile Felix.

Mjekja që ka marrë përsipër këtë rast, Dr Lucia Dania tha për mediat vendase se Filimon kishte thyer shtyllën kurrizore.

“Ai është shtruar në repartin e neurokirurgjisë dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme,” tha ajo.

Nga ana tjetër, dhëndri që pësoi dëmtimin mesa duket nuk e ka përjashtuar mundësinë që të padisë miqtë e tij për shkaktimin e plagosjes së rëndë të tij.

“Unë kam kontaktuar me një avokat, por ende jam duke menduar se çfarë do të bëj”, u shpreh ai.

Pas këtij incidenti, ai mund të lëvizë duart, por jo këmbët.

[video width="636" height="380" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/636x382_MP4_7896067386334727393.mp4"][/video]

Të këshilluara

Jeta seksuale misterioze e dinosaurëve

Dinosaurët duhet të kenë pasur marrëdhënie seksuale për t’u riprodhuar, por se si e bënin atë nuk është saktësisht e qartë. Asnjë fosil nuk ka zbuluar dy din...

12:34

Përse njerëzit meren me thashetheme

Njerëzit shpenzojnë mesatarisht 52 minuta në ditë duke bërë thashetheme. Këtë e thotë një studim i kohëve të fundit. Thashethemet janë të nevojshme për mbije...

11:45

Publikohet traileri i filmit "Don't Look Up"

Platforma "Netflix" ka publikuar së fundmi trailerin e  filmit “Don’t Look Up”. Filmi trajton historinë e dy astronomëve të panjohur të portretizuar nga ...

14:51

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI