Flash

U kapën duke transportuar 10 klandestinë, në pranga 5 persona në Korçë

Lapsi.al 22 September 2021
U kapën duke transportuar 10 klandestinë, në pranga 5 persona

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë e Korçës, pasi u kapën duke transportuar 10 emigrantë klandestinë. Në kuadër të operacionit “Perimetri” u arrestuan shtetasit me inicialet B. Q., 20 vjeç, A. P., 17 vjeç, E. F., 20 vjeç, G. Q., 20 vjeçe banues në Tiranë dhe A. M., 44 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 10, Korçë, katër shtetasit B. Q., A. P., E. F. dhe G. Q., duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Audi” 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu shërbimet e Policisë Rrugore, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, pranë fshatit Psikupat, Pogradec, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Ulen sërish temperaturat

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë në territorin shqiptar, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e mesditës dhe lagështira e lart në a...

07:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI