Flash

Situata epidemiologjike në vend për 2 javët e fundit/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Vihet re një përmirësim i ndjeshëm

Lapsi.al 22 September 2021
Situata epidemiologjike në vend për 2 javët e fundit/ Komiteti

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mblidhur mesditën e sotme, për të informuar lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi. Drejtoresha e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se ka pasur edhe një përmirësim në mbulesën vaksinale në bashki.

"Ka pasur një rritje vaksinimi me dozat e dyta, po ka pasur edhe një përmirësim në mbulesën vaksinale në bashki. Sa i përket bashkisë me mbulesën vaksinale më të mirë, është Gjirokastra, pastaj Delvina , në veri janë Mirditë dhe Pukë, Kukës dhe Tropojë.

Nga ana tjetër vihet re se arsimtarët e shkollave të mesme kanë mbulesë më të mirë, se pedagogët dhe ata që janë në cerdhe dhe kopshte.Përdorimi i vaksinës , nuk ka vaksina të skaduara dhe të mos jetë përdorur, por përkundrazi janë përdorur konform të gjitha rregullave, punojmë me humbje zero të vaksinës. Për sa i përket punonjësve shëndetësore, kemi një mbulesë vaksninale të lartë, por kemi nevojë ta rrisim ata", tha Bino.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI