Flash

Çfarë duhet ti tregojmë partnerit dhe çfarë nuk duhet

Lapsi.al 22 September 2021
Çfarë duhet ti tregojmë partnerit dhe çfarë nuk

Nga 1 deri 10, sa dëshironi të jeni të hapur me partnerin tuaj dhe t'i tregoni se çfarë po mendoni, ndjeni, shpresoni dhe kështu me radhë?

Me siguri përgjigja e shumicës është 9.

Në fund të fundit, komunikimi është një nga faktorët më të rëndësishëm në ruajtjen e një marrëdhënieje. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet t'i tregoni partnerit tuaj gjithçka.

Në fakt, mbajtja e disa mendimeve për veten mund të jetë e dobishme, veçanërisht nëse ato nuk do të kontribuojnë në marrëdhënien tuaj në një mënyrë pozitive.

"Ndershmëria totale nuk është gjithmonë politika më e mirë," thotë Jonathan Bennett, ekspert i marrëdhënieve në Double Trust Dating, për Bustle. Nëse zbulimi i këtij informacioni nuk do të shërbejë për ndonjë qëllim të vërtetë, ose nëse do të shkaktojë ndjenja lëndimi, thotë ai, atëherë mund të jetë diçka që ia vlen ta mbani për veten tuaj.

Çfarë duhet t'i tregojmë dhe çfarë jo partnerit?

1. Gjithçka në lidhje me shëndetin tënd!

Eshtë shumë e rëndësishme që ta mbash të përditësuar partnerin tënd në lidhje me problemet shëndetësore. Duhet t'i tregosh për shqetësimet që ke apo sëmundje me të cilat je përballur më parë.

2. Tregoja historinë e tradhtisë nëse ka patur një të tillë.

Nëse më parë ke tradhtuar ndonjë nga ish-at e tu, ekspertët rekomandojnë t'jua tregoni personit me të cilin jeni momentalisht. Do të shkaktonte shumë dhimbje dhe mërzi nëse ai/ajo e mëson nga dikush tjetër që s'jeni ju. Tregohuni i hapur, do ta vlerësojnë më shumë.

3. Gjendjen financiare

Edhe nëse s'doni ta bëni, është diçka e nevojshme për t'u diskutuar nëse doni një lidhje serioze dhe të shëndetshme. Sipas studimeve, paratë janë arsyeja numër 1 për të cilën çiftet zihen.

4. Tregoji ngjarjet traumatiken të së shkuarës

Nëse momentet e dhimbshme ndikojnë ende tek jeta jote e përditshme, e mira është t'i diskutosh ato me partnerin tënd. Komunikimi mes jush do të bëhet më intim dhe ai/ajo do të dijë më mirë si të reagojë në momente të caktuara.

5. Tregoji pse lidhja jote e fundit përfundoi

Mund të shmangni kësaj radhe gabimet e së shkuarës.

6. Problemet familjare

Nëse ka patur një ngjarje apo shqetësime familjare që kanë ndikuar tek ty, e mira është që partneri ti dijë. Do të të ndihmojnë ta kalosh më lehtë.

Çfarë s'duhet të ndani me ta?

1. Detaje intime rreth të shkuarës

2. Partnerët seksual që ke patur në të shkuarën

3. Mos i trego çfarë të pëlqente më shumë nga ish-i yt.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI