Flash

Borrell takohet me udhëheqësit e Ballkanit: Të angazhohemi më fort për anëtarësimin

Lapsi.al 22 September 2021
Borrell takohet me udhëheqësit e Ballkanit: Të angazhohemi

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë/Nënkryetari i Komisionit Evropian Josep Borrell organizoi një darkë joformale me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të martën në Nju Jork, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA).

Ky ishte takimi i dytë i tillë i organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë, pas darkës joformale në Bruksel në maj. Përfaqësuesi i Lartë dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor patën një shkëmbim të hapur mbi situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor. Gjithashtu u fol për Samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor, muajin e ardhshëm.

Borrel siguroi një mundësi për të diskutuar pritjet për pranimin në BE. Përfaqësuesi i Lartë/Nënkryetari, nënvizoi nevojën për një angazhim të fortë si nga partnerët e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare për të kapërcyer dinamikat aktuale dhe për të çuar procesin përpara.

Në këtë takim morën pjesë, Presidenti i Malit të Zi Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željko Komšić, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Ulen sërish temperaturat

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë në territorin shqiptar, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e mesditës dhe lagështira e lart në a...

07:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI