Flash

Stine dhe Aurela Gaçe rikthejnë dr.Florin

Lapsi.al 21 September 2021
Stine dhe Aurela Gaçe rikthejnë dr.Florin

Aurela Gaçe dhe Stine kanë bërë me dije sot që po sjellin një bashkëpunim të ri muzikor. Pjesë do jetë edhe Flori, megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

“PO VJEN… S. F. L”, shkroi Aurela pak më herët, ndërsa në foto shfaqet ajo me Stine, e në sfond, emri i Florit në një led të madh.

Aurela tregoi se kjo këngë do përfshihet në albumin e saj të ri, ndërsa Stine tregoi se projekti është i ngjashëm me ato të viteve ’90. Klipi del shumë shpejt dhe sigurisht fansat e DR.Florit janë gëzuar më së shumti.

Si pa kuptuar kanë kaluar 7 vite pa Dr Florin, i cili ndërroi jetë papritur duke lënë pas një boshllëk të madh tek të afërmit e tij.

Ai kujtohet pothuajse çdo vit nga anëtarët e grupit West Side Family si dhe nga miqtë e tij më të ngushtë si Aurela Gaçe dhe Ermal Mamaqi.

Kujtojmë se këngët e tij vazhdojnë të mbeten HIT. Ndër to, mund të përmendim “Origjinale”, “Ça na ke” si dhe këngët me West Side Family si : Mesazh, Kena Lind Për Cef

Të këshilluara

Si arriti Marvel të sundonte filmat

Që nga viti 1939, Marvel Comics ka treguar qindra histori fantastike të superheronjve që luftojnë për të shpëtuar planetin. Por lufta e saj për të dominuar kult...

19:44

Veshjet më të bukura të çmimeve Emmy 2021

Pas një viti ceremonish virtuale dhe tapetin e kuq me njerëz të distancuar, Çmimet e 73-të të Emmy Primetime më në fund u kthyen të dielën në mbrëmje. Ngjarj...

16:47

Adele zyrtarizon lidhjen me Rich Paul

Adele ka zyrtarizuar (pa fjalë) lidhjen e saj me Rich Paul. Këngëtarja, u shfaq hapur në media sociale, duke postuar një fotografi me partnerin (për të cilin...

16:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI