Flash

Parregullsitë në zgjedhje, KQZ do të rinumërojë së shpejti 10% të kutive të votimit

Lapsi.al 21 September 2021
Parregullsitë në zgjedhje, KQZ do të rinumërojë së

Së shpejti Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë për nisjen e procesit të rinumërimit manual të 10% të kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Konkretisht 519 kuti votimi.

Procesi i rinumërimit është detyrim ligjor për KQZ-në, në mënyrë që të evidentohen shkeljet e mundshme gjatë numërimit fillestar të votave.

Përzgjedhja e kutive të votimit bëhet në mënyrë rastësore. Nëse gjatë procesit të rinumërimit do të vihen re parregullësi apo shkelje ligjore, atëherë KQZ ka të drejtën t’ia kalojë ato organit të Prokurorisë për nisjen e hetimeve.

Burime nga KQZ bëjnë me dije se administrata është drejt përfundimit të projektvendimin, i cili do të saktësojë procedurën përkatëse për rinumërimin e votave, në mënyrë që të kalojë për miratim në një mbledhje të posaçme javën e ardhshme.

Kodi Zgjedhor në nenin 22 të tij, detyron këtë institucion që pas nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe konstituimit të organeve të zgjedhura, të zhvillojë numërimin manual të jo më pak se 10% të qendrave të votimit dhe krahasimit të rezultatit me rezultatin e nxjerrë nga sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit.

Kësisoj, çdo parregullësi që mund të konstatohet gjatë procesit të rinumërimit, do kalojë për hetim nga organet ligjzbatuese, por nuk mund të ndryshojë përfaqësimin politik në Parlament.

Kodi, në nenin 167 të tij, thekson se procesi i rinumërimit realizohet nga personeli i KQZ-së në seancë publike, ku ftohen të marrin pjesë përfaqësuesi të partive parlamentare në KQZ.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI