Flash

Studimi i Akademisë së Shkencave: 73% e popullsisë së Tiranës e imunizuar

Lapsi.al 20 September 2021
Studimi i Akademisë së Shkencave: 73% e popullsisë së

Akademia e Shkencave ka nxjerrë një studim të ri, sipas së cilëve 73.3% e popullsisë ka arritur imunizimin ndaj virusit COVID-19. Ky është rezultati i studimit të fazës së tretë i cili është kryer në grupmoshën nga 20 deri në 75 vjeç. Akademia hedh për diskutim nevojën e një doze të tretë përforcuese të vaksinës në moshat mbi 60 vjeç, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Po ashtu, Akademia bën thirrje të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjeç me vaksina të miratuara për këto mosha.

"Në Fazën e tretë të studimit që filloi më 16 qershor 2021 deri 23 korrik 2021 u thirrën për testim 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjeç, të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt të rastësishme nga listat e regjistrave të mjekëve të familjes. Seroprevalenca e përgjithshme e antitrupave IgG specifike anti S1-SARS-CoV-2 rezultoi 73.3%. Sipas të gjitha gjasave, kjo përqindje pasqyron gjendjen imunitare të popullatës shqiptare pas valës se tretë të COVID-19 që u shkaktua nga variant Alfa dhe përpara valës aktuale Delta. Nga kjo mund të konkludojmë se aktualisht nevojitet një imunizim i shpejtë vaksinal i të paktën 20% të popullatës shqiptare akoma të pavaksinuar me qëllim arritjen e pragut të ri të imunitetit kolektiv që vlerësohet në rreth 90% të popullatës për variantin Delta.

Për të parandaluar riinfektimet te individët e vaksinuar apo që e kanë kaluar infeksionin mbi 6 muaj përpara, diskutohet kryerja e një doze përforcuese vaksine në moshat mbi 60 vjeç, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Kjo është në përputhje me rekomandimet aktuale shkencore ndërkombëtare", thuhet në njoftimin e Akademisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI