Flash

Mbretëresha Elizabeth, aspak dakord me vendimin e Princ Charles

Lapsi.al 20 September 2021
Mbretëresha Elizabeth, aspak dakord me vendimin e Princ Charles

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Princ Charles po planifikon që të bëjë disa ndryshime të mëdha në rast se ai do të jetë trashëgimtari i ardhshëm i fronit.

Sipas tyre , Princi po mendon zbritjen e monarkisë në shtatë figura kryesore dhe shndërrimin e Pallatit Buckingham në një muze. Por për këtë të fundit Mbretëresha Elizabeth II nuk është dakord.Një burim pranë pallatit mbretëror ka treguar për ‘The Mirror’ se plani  për shndërrimin e Pallatit Buckingham nuk pritet që të ndodhë ndërkohë që Mbretëresha është akoma në fron."Ajo nuk është shumë e interesuar për atë ide të veçantë dhe beson natyrisht, se ajo duhet të mbetet një shtëpi familjare në llojin e saj. Mbretëresha do të kalojë midis Kështjellës Windsor, të cilën ajo e konsideron bazën e saj kryesore në Londër, dhe më pas do të kalojë dy deri në katër ditë në javë gjithashtu në Pallatin e rinovuar Buckingham. Kështu që tani për tani, çfarëdo që të lexoni, nuk mendohet se Princi Charles do të marrë rrugën e tij për t’u ngjitur në fron akoma, pasi është ende herët", u shpreh burimi për mediat.Një nga arsyet kryesore pse Charles mund të kërkojë të shndërrojë pallatin në muze mendohet të jetë kostoja, e cila kërkon miliona dollarë për mirëmbajtje.  Pallati u restaurua për herë të fundit pas Luftës së Dytë Botërore ndërkohë që pritet të ndodhë edhe një rinovim i ri i cili do të jetë gati deri në vitin 2027. Vlera e këtij rinovimi është afro 500 milionë dollarë.

Të këshilluara

Këngëtarja e njohur i rikthehet muzikës

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se këngëtarja  Adele do i rikthehet muzikës. Sipas tyre, Adele  ka përgatitur albumin e saj të katërt  dhe do të mbaj...

14:00

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI