Flash

Justin e keqtrajton? Hailey Bieber i thotë të gjitha

Lapsi.al 20 September 2021
Justin e keqtrajton? Hailey Bieber i thotë të gjitha

Hailey Bieber po i përgjigjet thashethemeve se Justin e keqtrajton. Modelja, e cila u martua në fshehtësi me mikun e saj të vjetër Justin Bieber, në vitin 2018, u shfaq në 4D me Demi Lovato për të folur në "Cool For the Summer" për marrëdhënien e saj me artistin.

"Ka kaq shumë fjalë që ai sillet keq me mua" shpjegoi Hailey. "Por janë aq larg nga e vërteta dhe marrëdhënia jonë është tërësisht e kundërta e asaj që thonë."

Disa fansa kanë vënë në dukje një video, ku Justin sapo doli nga koncerti, në momentin kur ai duket sikur i bërtet partneres së tij.

Një person i cili dyshohet se ishte dëshmitar i kësaj, shkroi personalisht në Twitter për situatën: "Unë isha pikërisht atje duke ecur pas tij dhe ai nuk po i bërtiste asaj. Justin sapo kishte zbritur nga skena, pas një koncerti që bëri bujë dhe kishte shumë adrenalinë. Ata të dy ishin duke qeshur, por sigurisht që kjo është pjesa që nuk postohet në video. Ndaloni së shtrembëruari gjërat. ”

Në atë kohë, Hailey gjithashtu mbylli thashethemet me një postim në Instagram. Ajo ndau një fotografi të saj dhe Justin, duke u puthur së bashku, me mbishkrimin: “Po kujtoj se sa mahnitëse ishte fundjava e kaluar. Kam kaluar kohën më të mirë të rrethuar nga kaq shumë dashuri. Çdo fjalë tjetë përreth është mëse e rreme. Mos u ushqeni me fjalë negative "

Hailey hodhi poshtë çdo fjalë në bisedën e saj me Lovato, duke shpjeguar: "Unë jam me të vërtetë me fat, sepse jam me dikë që është jashtëzakonisht i respektueshëm me mua, i cili më bën të ndihem e veçantë çdo ditë. Pra, kur shoh të kundërtën e kësaj, unë jam si, "Huh?" "

Në vitin 2019, Hailey foli me Vogue për sfidat në martesën e saj, ku u shpreh:

"Ne jemi dy të rinj që po mësojmë. Unë nuk do të ulem këtu dhe të gënjej dhe të them se e gjithë kjo është magjike. Gjithmonë do të jetë e vështirë. Ju nuk do të ndiheni mirë çdo ditë. Ju nuk zgjoheni çdo ditë duke thënë: ‘Unë jam absolutisht shumë e dashuruar dhe perfekte.’ Kjo nuk është ajo që quhet martesë. Por gjithsesi ka diçka të bukur në të - në lidhje me dëshirën për të luftuar për diçka, për të jetuar me dikë që e do. "

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI