Flash

Big Brother Vip/ Robert Berisha flet për pjesmarrjen në këtë reality show

Lapsi.al 20 September 2021
Big Brother Vip/ Robert Berisha flet për pjesmarrjen në këtë

“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë më herët me dije se data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV”. Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë.

Deri më tani janë përfolur shumë emra si të përzgjedhurit e këtij edicioni, ndër të cilët edhe ai i Robert Berishës. Në një prononcim për “Reporteri.net“, këngëtari ka pranuar se ka marrë ftesë nga ana e produksionit, por e ka të pamundur pjesëmarrjen.

“E vërteta është se kam marrë ftesë nga ta. Për shkak të emisionit tim nuk mund të marr pjesë tre muaj. Kushtet më janë ofruar të gjitha por nuk kam shanse të jem pjesë e BB VIP”, u shpreh Roberti.

Ndërkohë më herët, burime ekskluzive për “Iconstyle.al’ kanë mësuar disa nga konkurrentet që do të jenë pjesë e këtij “reality show”, të cilat janë Ema Andrea, Sheila Haxhiraj, Albërije Hadërgjonaj. Mesa duket na presin shumë surpriza nga ky program dhe ne jemi gjithë sy e veshë për detajet e tjera.

Të këshilluara

Këngëtarja e njohur i rikthehet muzikës

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se këngëtarja  Adele do i rikthehet muzikës. Sipas tyre, Adele  ka përgatitur albumin e saj të katërt  dhe do të mbaj...

14:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI