Flash

Vështirësohet gjetja e minatorit në Bulqizë, shembje tjetër në thellësinë 450 metër të minierës

Lapsi.al 19 September 2021
Vështirësohet gjetja e minatorit në Bulqizë, shembje

Është rikthyer në pikën zero puna për gjetjen e 61-vjeçarit Muharrem Plaku i cili ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e zonës D në minierën e Bulqizës.

Burime nga grupi i kërkim shpëtimit bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër shembje masive në thellësinë 450 metra të minierës, ku dhe dyshohet se është bllokuar tekniku 61-vjeçar.

Puna për gjetjen e trupit të Muharrem Plakut është zhvilluar pa ndërprerje që prej orës 9 të paradites së të mërkurës, ndërsa shpresat për ta gjetur atë gjallë janë drejt shuarjes së plotë.

Familjarë të minatorit vijojnë të presin pranë derës së galerisë me shpresën e gjetjes së të afërmit të tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI