Flash

Kapet me një thes me kanabis, arrestohet i riu në Vlorë

Lapsi.al 19 September 2021
Kapet me një thes me kanabis, arrestohet i riu në Vlorë

Një 27-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi akuzohet për shpërndarje kanabisi.

Në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj A. Z., 27 vjeç shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

"Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. Z., 27 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI