Flash

Rama mbledh qeverinë, i njeh me etikën: Ndalohen udhëtimet e luksit dhe dhuratat me vlerë

Lapsi.al 18 September 2021
Rama mbledh qeverinë, i njeh me etikën: Ndalohen udhëtimet e

Kryeministri Edi Rama në fillim të mbledhjes së parë të qeverisë në këtë mandat të tretë e ka vënë theksin te domosdoshmëria e hartimit të një aneksi të Kodit Etik të Këshillit të Ministrave. Kreu i qeverisë i njohu me kodin etik që duhet të respektojnë ministrat, përfshirë ndalimin e udhëtimeve të luksit, dhuratat, apo përdorimi i makinës.

"Kodi Etik është në fuqi dhe unë do të them vetëm disa pika kyce. Në kod nuk shkruhet as që anëtarët e qeverisë nuk duhet të udhëtojnë business class, as që duhet të shkojnë në kafene apo të drekojnë në restorant përveç se për ditët e punës. Natyrisht nuk e kam fjalën kure janë me punë jashtë Tiranës. Për udhëtimet e pushimet përgjithësisht janë respektuar dhe kjo ka shenjuar një moment historik. Të shkruhen të gjitha rastet përjashtimore apo të përcaktohet se ministri nuk pranon bileta nga kompani private për veten apo familjen dhe bashkëshortët nuk duhet të përdorin sallën VIP të aeroportit nëse nuk udhëtojnë me ministrin. Ndalohet përdorimi i makinës së ministrit nga familjarët pa ministrin", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI