Flash

Rama: Kush shkel në dërrasë të kalbur e ka punën me ligjin, s’do më keni mbrapa as mua as PS

Lapsi.al 18 September 2021
Rama: Kush shkel në dërrasë të kalbur e ka punën me

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh të qartë të gjithë ministrave, gjatë kohës që ata do jenë në detyrë, sa i përket respektimit të ligjit. Rama ka qenë i prerë duke thënë se ai e as PS nuk do t'i dalin në mbrojtje askush që do të shkelë në "dërrasë të kalbur", duke nënkuptuar veprime që bien në kundërshtim me ligjin. Kreu i qeverisë tha se në faqen e re online të qeverisë do të ketë një rubrikë të dedikuar për informimin e publikut dhe se ata zyrtarë që nuk do të thonë të vërtetën do të mbajnë përgjegjësi morale, por edhe ligjore nëse do të jetë nevoja.

“Ministër nuk bëhesh vet të bën kryeministri, por vendin nuk ta mbaj unë por duhet ta mbash vetë. Dyshemeja e qeverisë është ligji. Jashtë perimetrit të saj ka vetëm pasarela në dërrasë të kalbur dhe kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me ligjin. Unë do ju mbështes në përpjekjen tuaj për të arritur objektiva të përbashkëta. Do ju ruaj shpinën nga çdo erë kundër jush, por as mua as PS nuk do ta ketë mbrapa kush do dalë nga korniza e ligjit”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI