Flash

Betimi i qeverisë ‘Rama 3’/ PD: Qeveria e korruptuar e darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata

Lapsi.al 18 September 2021
Betimi i qeverisë ‘Rama 3’/  PD: Qeveria e korruptuar e darkave

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas betimit të qeverisë “Rama 3”.  thekson se qeveria po përdor kodin e etikës së vitit 2013 për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve. Përmes zëdhënëses Orjola Pampuri, PD deklaron se kjo është vetëm propagandë bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan.

"Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve", deklaron PD.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI