Flash

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Korçë 25-vjeçari

Lapsi.al 17 September 2021
Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në

Një 25-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi u kap me 5 emigrantë të paligjshëm. I riu u kishte premtuar refugjatëve kalimin në BE kundrejt 300 eurove.

Ai nuk iu bind urdhrit të Policisë edhe pse unifromat blu i bënë shenjë që të ndalonte. Gjithsesi Policia u vendos në ndjekje të tij dhe e kapi.

"Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, shtetasin e mësipërm i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Volksëagen” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit, nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u konstatuan 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 25-vjeçari dyshohet se kundrejt shpërblimit 300 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore por vranësira shpeshta do ketë gjysma l...

07:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI