Flash

Priyanka Chopra u kërkon falje publike fansave

Lapsi.al 17 September 2021
Priyanka Chopra u kërkon falje publike fansave

Aktorja Priyanka Chopra, u ka kërkuar së fundmi falje fansave  të saj pas pjesëmarrjes në “The Activist.

Shfaqja e prodhuar nga CBS, “Global Citizen” ishte menduar të ishte një reality show pesë-javor ku aktivistët promovojnë kauzat e tyre, me suksesin përmes angazhimit në internet dhe kontributit të tyre. Mirëpo, Pryanka dhe drejtuesit e tjerë Usher dhe Julianne Houge u përballën me kritika të ashpra nga ndjekësit të cilët u shprehën se performanca e aktivistëve ishte e dobët dhe jashtë kontekstit.Në një deklaratë në Instagram, Chopra kërkoi falje për zhgënjimin e fansave dhe shpjegoi qëllimet e saj  në lidhje me shfaqjen. "Unë jam e prekur nga reagimet tuaja gjatë javës së kaluar. Në thelbin e tij, aktivizmi ushqehet nga shkaku dhe pasoja dhe kur njerëzit mblidhen për të ngritur zërin për diçka, gjithmonë ka një efekt. Më vjen keq që pjesëmarrja ime në të, zhgënjeu shumë prej jush. Synimi ishte gjithmonë të tërhiqja vëmendjen tek njerëzit që qëndronin pas ideve dhe të nënvizoja veprimet dhe ndikimin e kauzave që ata mbështesin pa u lodhur", rrëfeu aktorja.Gjithashtu ajo zbuloi se këtë herë shfaqja do të vij me një format të ri i cili do të nxjerrë në pah aktivistët dhe kauzat e tyre pa aspektin e konkurencës.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Jane Powell

Aktorja e njohur, Jane Powell ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore në moshën 92-vjeçare. Këtë lajm të trishtë e konfirmoi zëdhënësja e familjes, Susan Grange...

12:36

Vjen në jetë djali i Emina Cunmulaj

Më 14 shtotor, Emina Çunmulaj e bashkëshorti i saj, Sam Nazarian, janë bërë prindër për herë të tretë. Dyshja janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëz...

10:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI