Flash

“Po ktheheshin nga kalçeto”/ Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë

Lapsi.al 17 September 2021
“Po ktheheshin nga kalçeto”/ Plagosen me armë zjarri dy

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri në orët e mesnatës në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, ku janë plagosur me armë zjarri një 20 vjeçar dhe një 19 vjeçar, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shtetasit e plagosur me armë zjarri Enis Sanxhaku 20 vjeç dhe Noa Mato 19 vjeç kanë qene duke u kthyer nga kalçeto, ku si pasojë e një manovre të gabuar në rrugë janë konfliktuar me dy drejtues mjetesh.

Ndër të tjera mësohet se konflikt, ka agravuar dhe njëri prej tyre ka përdorur dhe armë zjarri. Mësohet se dy të rinjtë e plagosur nuk kanë precedentë të mëparshme penale.

"Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore por vranësira shpeshta do ketë gjysma l...

07:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI