Flash

Ndërroi jetë pasi mori vaksinën, flet i afërmi i 23-vjeçares: Nuk vuante nga ndonjë sëmundje

Lapsi.al 17 September 2021
Ndërroi jetë pasi mori vaksinën, flet i afërmi i

23-vjeçarja nga Kosova, Zarife Imeri ndërroi jetë një ditë më parë në rrethana të paqarta. Familjarët e saj kanë ngritur akuza se e reja ka ndërruar jetë për shkak të vaksinës, pasi kishte marrë dozën e parë para tre ditësh. Djali i dajës së saj, Haxhi Xhemajli në një lidhje për televizionin “Abc" tha se Zarifja nuk vuante nga ndonjë sëmundje specifike. Ai tha se autoritetet kanë bërë autopsinë dhe janë në pritje të përgjigjes për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

“Pasi bëri vaksinën nuk ka pasur asnjë simptomë ditën e parë, në të dytën tha se kam turbullime në bark dhe në të tretën ka shkruar për të punuar. Ka pasur etje dhe ka kërkuar ujë dhe marramendje. Pas 48 orësh që ka marrë vaksinën ka filluar të humbë vetëdijen dhe e kanë nisur për Prishtinë.

Ka qenë e shtrirë në spital pasi humbi vetëdijen. Ka qenë prezent i vëllai. Mjekët kanë thënë se ka pasur gjakderdhje të brendshme. Kanë kërkuar nga vëllai i Zarifes që të bëhet autopsia dhe ai s’e ka ditur çfarë është fjala. Ne dyshimet i kemi se vdekja ka ardhur shkak i vaksinës.“, tha ai.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore por vranësira shpeshta do ketë gjysma l...

07:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI