Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë sot vendimin për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak për shtyrjen është bërë mos njoftimi i ish-ministrit për seancën që do të shqyrtohej në dhomë këshillimi.
Gjykata e Posaçme vendosi pushimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes në lidhje me shpërthimin në Gërdec, por ky vendim u ankimua në Apel nga SPAK. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe tani është Gjykata e Posaçme e Apelit që po shqyrton kërkesën e SPAK për rinisje të hetimit ndaj tij. Seanca e radhës më 24 shtator.