Flash

U vetëdeklarua pjesë e grupi/ Kuvendi njeh shkresat e Partisë Demokratike, Berisha mbetet jashtë

Lapsi.al 16 September 2021
U vetëdeklarua pjesë e grupi/ Kuvendi njeh shkresat e Partisë

Pavarësisht se ish-kryeministri Sali Berisha e vetëshpalli veten pjesë të grupit parlamentar, Kuvendi ka njohur ditën e sotme shkresën e Partisë Demokratike duke e lënë kështu zyrtarisht jashtë liderin demokratik të PD-së. Lista e dërguar nga kjo parti nuk mbante emrin e Berishës si anëtar.

Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike ka përjashtuar liderin Berisha nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vendim do të qëndrojë në fuqi deri sa të sqarohet çështja me SHBA-në. Ndërkohë nga ana tjetër, ditën e sotme deputeti Berisha ka paralajmëruar nisjen e një turi për bashkimin dhe zgjerimin e PD-së me "demokratët e vërtetë" siç ai i quan.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI