Flash

Seanca e sotme/ PD përgatitet për oponencë të fortë ndaj programit ‘Rama3’, Berisha mban tubimin e tij të parë

Lapsi.al 16 September 2021
Seanca e sotme/ PD përgatitet për oponencë të fortë

Ashtu siç u njoftua edhe mbrëmjen e kaluar, Partia Demokratike do të ndjekë sot në sallën e Kuvendit seancën maratonë, duke mos e bojkotuar.

Grupi Parlamentar i PD ka vendosur të mos jetë aktivë në fazën e dytë të seancës plenare, që parashikohet të nisë në orën 13:00, dhe ku do të ketë pyetje-përgjigje nga deputetët mbi programin qeverisës të qeverisë “Rama3”.

Nga selia blu, demokratët janë përgatitur për oponencë të fortë për programin e Ramës, në fazën e tretë të seancës, ku është parashikuar të zhvillohet debati politik. Disa nga temat kryesore, ku do të përqendrohet debati i PD janë pandemia e koronavirusit, tërmeti, vjedhja e zgjedhjeve, aleanca me krimin, etj, shkruan balkanweb.

Nga ana tjetër, pasditen e sotme, teksa demokratët do të zhvillojnë debatin në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha pritet të mbajë tubimin e tij të parë, pasi do të nisë turin, që siç e ka cilësuar vetë ai, për të rikthyer sovranitetin e PD.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI