Flash

Rama: Jam gati të dialogoj me opozitën, nuk pranojmë ndërmjetësues të huaj

Lapsi.al 16 September 2021
Rama: Jam gati të dialogoj me opozitën, nuk pranojmë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se qeveria socialiste është  gatshme të bashkëpunojë me opozitën. Rama tha se për çdo pakënaqësi të opozitës do të dialogojë dhe se për asnjë arsye nuk do të pranojë ndërmjetësues të huaj për të zgjidhur krizat politike në vendin tonë.

Në këtë sallë të gjithë pas 2 vjetësh dhe pas një palë zgjedhjesh të fituar aqartësisht nga një palë, e kotnestuar. Përsëri një deja vu, e këtyre dekadave që shporesoj mos sjellë në skenë shfaqje ekstreme si ato të mandatit të shkuar. Ky institucion i pazëvnendëseshëm. Ky adresim kaq i rëndësishëm për votëbesimin e qeverisë së re do të ishte krejt i mangët, nëse përpara do të flas për investimet, taksat, nuk do të flisja për elefantin në këtë vend. Duam apo s’duam të rrijmë bashkë, në një çati, për 4 vite. Jo me kë na pëlqen të kemi përkrah, por dhe kë kemi përballë. Rritja e mirëqënies nuk varen vfetëm nga të aqrdhurat e shpenzimet, por dhe institucionet, besimi i qytetarëve tek kjo. Në radhë të parë këtu në institucionin më të lartë të përfaqësimit. Nuk jemi të detyruar të merremi vesh për gjithçka, madje mund të mos merremi vesh për agjë. Por progresi nuk varet nga sa shpesh bien dakord qeveria me opozitën, por mënyra si e adresojnë. Tjetër të polemizosh,tjetër të shahesh e kërdisesh. Tjetër të votosh kundër, tjetër të grisësh fletën e votimit. Kur mos rrënçim dakord, në fund vota vendos. Por s’mund të mos sillemi si njerëz, prindër fëmijësh e fëmijë prindërsish. Që kjo sallë mos zhytet në llucën e vulgaritetit. Por as kush bën më të fortin, nuk del i fituar. Të gjithë nuk kemi shkëlqyer në sytë e qytetarëve. Shumë skena dhe fjalë për të cilat s’mund të jemë krenarë. Shumë sherr e shamata për të mos dalë asgjëkunid, nga kujtesa. Shumë mundësi të humbura për të bërë më mirë. Kur dalim që këtu pasi lëmë nam, gjithmonë fajin se kemi ne, por gjithnjë ata, pala tjetër, si kalamajtë e ka kush e ka. S’dua të drejtoj gishtin te pala tjetër, por mbaj fajin tim, për aq sa na takon. Duhet të jetë më shumë se unë dhe ne nga sa na takon. Dora jonë është e shtrirë drejt PD, vijë mendimi, jo fjalë për kaluar radhën. Të jemi të qartë, nuk duam lëshim nga ju, jemi gati të dialogojmë për çdo lëshim që ju doni. Nuk synojmë të arrijmë asnjë kompromis që nuk e dëhsironi, jemi gati për çfarë dëshironi për njerëzit e të ardhmes. Asnjëherë dhe për asnjë arsye unë dhe kjo shumice nuk do te pranojmë asnjë ndërmjetësues të huaj për të zgjidhur krizat”,-tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI