Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama: Deri në fund të mandatit, paga minimale do të shkojë nga 30 në 40 mijë lekë të reja

Lapsi.al 16 September 2021
Rama: Deri në fund të mandatit, paga minimale do të shkojë

Ne seancën maratonë të Kuvendit të Shqipërisë kryeministri Edi Rama ka bërë prezantimin e planit qeverisës të qeverisë së tij në mandatin e tretë qeverisës.

Një ndër pikat që ai përmendi është zhdukja e përdorimit nga tregu e qeseve plastike.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij është shprehur se duke filluar nga 1 qershori i vitit të ardhshëm nuk do të lejohet më përdorimi i qeseve plastike, dhe fabrikat që prodhojnë kanë 9 muaj kohë që të marrin masa pasi nuk do të ketë tolerim.

Qershorin e viti tjetër do të hyjë në fuqi ndalimi i përdorimit të qeseve plastike që janë kthyer në një mankth. Prodhimi dhe shitja e tyre do të sanksionohet me zero tolerancë, nuk jemi të parët që e bëjmë por duhet të jemi të parët që duhet ta kishim bërë. Mesazhi im për industrinë që prodhon qese plastike me përdorim të tyre mos lëshoni asnjë lëshim pasi nuk do të ketë, 1 qershori i ardhshëm dita e fëmijëve do të jetë dhe dita e çlirimit të fëmijëve. Shqipëria nuk është një vend i pastër por nuk mund të jetë një vend i papastër. Investimet në turizëm do të hyjnë në një fazë të rëndësishme duke filluar me 4 porte të mëdha, në Vlorë, në Sarandë, në Durrës dhe në Shëngjin ku jemi më pas me punën se te tre të parët”, ka thënë ai.

Gjithashtu Rama ka theksuar se një nga synimet kryesore të qeverisë është rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë të reja në 40 mijë lekë të reja deri në fund të mandatit.

Ndër të tjera ai është shprehur se projekti për rritjen e pagës minimale do të fillojë qe me projektbuxhetit të vitit 2022 ku paga minimale do të bëhet 32 mijë lekë të reja.

Jemi të vetëdijshëm se paga minimale e rritur me 30 mijë lekë të reja është e ulët, rritja me 40 mije lekë të reja do të jetë objektivi deri në fund të mandatit të ri. Do ta llogarisim që me projekt buxhetin e vitit të vitit që vjen me normën e pagës minimale 32 mijë lekë të reja. Mua më vjen shumë mirë sot që i gjithë programi i fushatës është kthyer në objektiv për qeverinë e mandatit të tretë të Partisë Socialiste. Është e vërtetë që jo çdo gjë shkon sipas planit, por e kam fjalën për të gjithë ato që e mbajnë premtimin. Jashtë vullnetit të qeverisë ishte tërmeti, pandemia apo siç ndodhi dhe me aeroportin e Vlorës që ndeshëm me ngecje jashtë vullnetit të qeverisë. Nuk nisem për diçka që nuk e realizoj”, ka thënë Rama.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI