Flash

Mbollën kanabis në bahçen e shtëpisë, arrestohen dy persona në Memaliaj

Lapsi.al 16 September 2021
Mbollën kanabis në bahçen e shtëpisë, arrestohen dy

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Memaliajt të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit F. Sh., 54 vjeç dhe P. Sh., 62 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, pasi këta shtetas në bahçet e banesave të tyre kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. Sh. u gjetën një sasi lënde narkotike.

“Goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të  kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike,  kanë evidentuar dhe goditur dy raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 54 vjeç dhe P. Sh., 62 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, pasi këta shtetas në bahçet e banesave të tyre kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. Sh. u gjetë një sasi lënde narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI