Flash

Kurti: Qendrimet e ndryshme nuk do të ndikojnë në marrëveshjet e nënshkruara me Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 16 September 2021
Kurti: Qendrimet e ndryshme nuk do të ndikojnë në

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev nuk janë pajtuar sot për iniciativën “Open Ballkan”.

Kryeministri Kurti në një konferencë të përbashkët për mediat, pas mbledhjes së dy qeverive, tha se Kosova dëshiron sa më shumë marrëveshje në aspektin bilateral në rajon dhe jo iniciativa ku nuk është Bashkimi Evropian brenda.

“Ne dëshirojmë sa më shumë marrëveshje dhe zbatimin e tyre në aspektin bilateral, Republikë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe mbledhja e sotme është dëshmi e kësaj. Jemi të orientuar nga e ardhmja dhe për neve e ardhmja është Bashkimi Evropian. Bashkimi Evropian është fati ynë, ndërsa Evropa është kontinenti ynë. Ne si Republikë e Kosovës i mbështesim të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e kemi Bashkimin Evropian dhe janë nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara sot me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të cenohen në zbatim, pavarësisht ndonjë dallimi që mund të kenë.

Ndërsa, kryeministri maqedonas Zoran Zaev u shpreh se për “Open Balkan” kanë mendime të ndryshme me kryeministrin Kurti, por nuk do të thotë se nuk mund të ketë marrëdhënie të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI