Flash

Janë marrë masa pë t’ju përgjigjur pandemisë/ Manastirliu njofton: Deri në fund të vitit do të vijnë edhe 1.3 milionë doza vaksinash

Lapsi.al 16 September 2021
Janë marrë masa pë t’ju përgjigjur pandemisë/

Një ndër çështjet e diskutuara gjatë seancës së sotme plenare ka qenë edhe pandemia Covid-19 dhe masat që janë ndërmarrë për përballimin e situatës në vend. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka thënë se qeveria ka planifikuar të marrë edhe afro 1.3 milionë doza për të përballuar skenaret e mundshme vjeshtë-dimër. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu tha se shpreson se deri në pranverën e vitit 2022 të jetë vaksinuar gjithë popullata mbi 16 vjeç.

"Ne u angazhuam që në fillim jo vetëm për të patur vaksinat por edhe për ti administratuar në kohë. Jemi në ritme të mira vaksinimi, fjala kyçe këtë sezon është “ Vaksinim”. Kjo është një përpjekje madhore e të gjithë qeverive dhe njerëzimit, vetëm nëpërmjet vaksinimit mund të ndalim impaktin negativ të virusit, synojmë të rrisim vaksinimet.

+60 vjeç, kemi një përqindje të mirë të mbulesës me vaksina mbi 63 %. Kemi arritur mbi 2 mln doza vaksinash, deri në dhjetor në kuadër të marrëveshjeve me Pfizer dhe mbështetjes së partnereve europianë të arrijmë në një numër të lartë vaksinash, +1.3 milionë vaksina të tjera. Fokusi ynë në këto muaj duhet të jetë vaksinimi i gjithë popullatës", tha Manastirliu.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI