Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë sot në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës”. Policia bën me dije se 39-vjeçari është larguar nga banesa rreth dy ditë më parë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. Ç.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.