Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Gazetari Enver Robelli nxjerr bllof lajmin manipulativ të Met Veliut për Ballkanin e hapur

Lapsi.al 16 September 2021
Gazetari Enver Robelli nxjerr bllof lajmin manipulativ të Met Veliut

Gazetari kosovar, Enver Robelli ka akuzuar kolegun e Tiranës, Met Veliu se përhap lajme manipulative për të dëmtuar Kosovën lidhur me çështjen e Ballkanit të hapur. Duke e etiketuar Veliun si "buri dhe trompetë" oborrtare të qeverisë socialiste, ai i referohet një lajmi të këtij të fundit se gjoja Bosnja do të ulej në tryezën e "Open Balkan". 

"Mediat oborrtare të qeverisë socialiste të Tiranës, dje, me bori e trumbetë dhe nën siglën „ekskluzive“ dhanë këtë lajm: edhe Bosnjë- Hercegovina po i bashkohet nismës „Open Balkan“. Kështu paskësh thënë Zoran Tegeltija, kryesues i Këshillit të Ministrave të Bosnjë- Hercegovinës, pra kryeministri i këtij vendi. Nëntoni i lajmeve të tilla të fryra e ka një synim: të bëhet propagandë kundër Kosovës, e cila, ja, nuk po e përkrahë „Open Balkan“, kurse Bosnja gjoja ndërroi mendje.", shkruan Robelli.

Në fakt dje në lajmet e Top Channel, Veliu futi një kronikë që pretendohej se ishte ekskluzive ku thuhej: "Në një kohë kur në tryezën e Ballkanit të Hapur ulen vetëm kryeministri Edi Rama, Zoran Zaev nga Maqedonia e Veriut dhe presidenti Serb, Aleksandar Vuçiç, ky konfigurim pritet të ketë ndryshime. Burime diplomatike pohuan se në këtë drekë, Zoran Tegeltija, Kreu Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, ka pohuar se vendi i tij është i gatshëm të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur". “Ne,- është shprehur Zoran Tegeltija- jemi duke i dhënë përgjigje pikëpyetje të fundit që kemi dhe fillim viti 2022 do të na gjejë si pjesë të Ballkanit të Hapur” (shihe lajmin te plote ketu).

Ndonëse burimi i përhershëm diplomatik i Veliut, sipas të gjitha gjasave gjendet në zyrat e Endri Fugës, gazetari Enver Robelli e ka demontuar këtë lajm. Ai ka treguar të vërtetën lidhur me futjen e Bosnjës në "Ballkanin e hapur".

"Sa është e vërtetë kjo"?- pyet ai dhe më pas shpjegon: "Zoran Tegeltija është politikan serb, ka qenë ministër i financave në republikën serbe të Bosnjës dhe është aleat i Milorad Dodikut, liderit të serbëve të Bosnjës, i cili po të kishte fuqi nuk do e priste të nesërmën për ta shkatërruar Bosnjën. Nuk është kurrfarë befasie nëse politikanët serbë të Bosnjës vallëzojnë me takt të muzikës së Beogradit. Nuk është as befasi që Tegeltija të thotë se ai mendon që Bosnja ndoshta do t'i bashkangjitet nismës "Open Balkan“. Por, punët politike në Bosnjë janë paksa më të ndërlikuara dhe këtë ndoshta duhet ta kenë parasysh mediat e oborrit qeveritar në Tiranë.

Zoran Tegletija nuk mund të marrë vendim kokë më vete për „Open Balkan“. Bosnja është shtet i tre popujve me fuqi vendimmarrëse dhe me veto. Për shembull ministrja e Jashtme Bisera Turkoviq në nëntor 2020 ka thënë se „Mini-Schengeni“ për Bosnjën nuk është projekt tërheqës. Nga momenti kur është nënshkruar 'tregu i përbashkët rajonal' në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili është i bazuar në katër liritë, i ashtuquajturi 'Mini-Schengen' praktikisht e ka humbur rëndësinë në kuptimin ideor“, ka deklaruar Turkoviq.

BBC në gjuhën serbe e ka pyetur ministrinë e Jashtme në Sarajevë se përse Bosnja nuk është ende pjesë e nismës „Open Balkan“ dhe përgjigjja ka qenë kjo: „Presidenca e Bosnjë- Hercegovinës nuk ka marrë ende vendim për këtë“. Presidenca e Bosnjës i ka tre anëtare – një boshnjak, një serb, një kroat. Momentalisht disponimi i dy anëtarëve të presidencës (boshnjakut dhe kroatit) është kundër hyrjes së Bosnjës në „Open Balkan“. Andaj lajmi „ekskluziv“ i përhapur dje nga mediat oborrtare tiranase është vetëm një flluskë propagandistike.

Mali i Zi po ashtu nuk dëshiron të jetë pjesë e „Open Balkan“, ndonëse ky vend tani ka një qeveri që konsiderohet proserbe. Zorka Kordiq, kryenegociatore e Malit të Zi për anëtarësim në BE, ka thënë për gazetën „Vijesti“ se Podgoricës më shumë i përshtatet tregu i përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe jo „Open Balkan“ i instaluar nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Në lidhje me „Open Balkan“ profesori grek Nikolaos Cifakis nga Universiteti i Peloponezit thotë: „Ekziston rreziku që iniciativa 'Open Balkan' mund të thellojë vijat ekzistuese ndarëse në rajon dhe zbatimi i saj mund të paraqesë një fushëbetejë të re për çështjet e Kosovës dhe Bosnjës. Nëse Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duan të shmangin këtë rrezik, duhet t’i kenë parasysh shqetësimet e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe t’i japin përparësi inkluzivitetit të procesit”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

“Makina ime” prezanton interface-in e ri

Prej vitesh tashmë aplikacioni “Makina Ime” është bërë urë lidhëse mes klientëve dhe kompanisë Porsche Albania. Zgjerimi i gamës së shërbimeve që ky aplikacion ...

11:27

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI