Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Brenda 2 vitesh përfundon Unaza e Madhe në Tiranë/ Ministrja Balluku prezanton projektet e mandatit të tretë

Lapsi.al 16 September 2021
Brenda 2 vitesh përfundon Unaza e Madhe në Tiranë/ Ministrja

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar një sërë projektesh që priten të konkludohen por edhe disa të tjera që do të nisin në mandatin e tretë të qeverisë Rama. Sipas Ballukut, brenda 24 muajve të ardhshëm do të mbyllet Unaza e Madhe në Tiranë. Po ashtu ministrja ka njoftuar ndryshime për sa i takon portit të Durrësit dhe atij të Vlorës. Kështu, faza e parë e portit ekzistues të Durrësit do të përfshijë edhe ndërtimet me destinacion turistik por edhe marinën elitare. Porti i Vlorës do të kthehet në një port jahtësh. Ndërkohë sa i takon hekurudhës Tiranë-Durrës mësohët se punimet do të nisin në fund të shtatorit.

Porti i Vlorës është një port që ndryshon destinacionin dhe kthehet ne një port jahtesh dhe lidhet me Lungomaren. Ndërsa porti komercial do të mbulojë shërbimet e lëvizjeve tregtare dhe integruar me portin edhe peshkimin. Kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës  ndërsa aeroporti i  Vlorës pritet të mbyllet brenda këtij mandati, ndërsa ai i Sarandës na rezulton që do të ketë kapacitete të rëndësishme nga prillit në tetor për lëvizjen charterave për turistët dhe do i duhet 24 muaj për ndërtim dhe parashikohet dhe ku aeroport të dorëzohen në pranverën e 2025 në përfundim të mandatit të tretë. Do nis puna për korridorin blu dhe nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati. Nyja e Kasharit dhe deri në Fier pretendohet të mbyllet brenda këtij mandati. duke pasur parasysh gjatësinë e madhe të këtij korridori pjesa tjetër do kërkojë kohë. Bypass i Gjirokastrës është pjesë e këtij korridori dhe më pas deri në Kakavijë.  Sektori hekurudhor duke pasur dhe vëmendje të veçantë nga KE kemi arritur që të përmbyllim fazën përgatitore të projektit të parë Tiranë-Durrës, dhe jemi në një fazë përfundimtare dhe kantieri nis në fund të shtatorit për këtë hekurudhë. Jemi në një fazë të avancuar negociatash për hekurudhën Vorë-Han i Hotit", tha Balluku.

Ministrja gjithashtu ka përmendur edhe nisjen e kantierit të aeroportit të Vlorës, që pritet të fillojë në nëntor.

 

Të këshilluara

“Makina ime” prezanton interface-in e ri

Prej vitesh tashmë aplikacioni “Makina Ime” është bërë urë lidhëse mes klientëve dhe kompanisë Porsche Albania. Zgjerimi i gamës së shërbimeve që ky aplikacion ...

11:27

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI