Flash

Përjashtimi i Berishës, vendim i fortë por akt i dobët

Lapsi.al 16 September 2021
Përjashtimi i Berishës, vendim i fortë por akt i dobët
Lulzim Basha po përpiqet ta kapërcejë ngjarjen më të rëndë në partinë e tij sikur s’ka ndodhur asgjë. Përveç atyre 10 minutave të pararegjistruara ku njoftoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, ai ka heshtur dhe nuk ka sjellë para demokratëve asnjë alternativë si do të përballen ata me një nga krizat e brendshme më të mëdha, që tashmë sapo ka nisur zyrtarisht. Mungesa e një argumentimi serioz për largimin e Sali Berishës dhe heshtja përballë akuzave të rënda të këtij të fundit, është një rast unikal që i ka vënë në siklet edhe propagandistët e Ramës që (pas vitieve të tëra talljeje) tani u duhet të lartësojnë aktin e Lulit, por edhe vetë drejtuesit e PD që nuk dinë si të mbrojnë e justifikojnë vendimin e shefit të tyre. Dhe në fakt nuk është e lehtë që të argumentosh një vendim për të cilin nuk je dakort dhe as i bindur, por gjithsesi e merr. Si mund të shpjegosh se Sali Berisha është shtylla kurrizore dhe lavdia e Partisë Demokratike, por për të nuk ka vend brenda saj. A mund ta kuptojnë demokratët logjikën se berishizmi mbetet filozofia e partisë së tyre, por krijuesi i saj duhet përjashtuar. Cila qe arsyeja që këtë herë kërkesa e SHBA duhej pranuar pa kushte, pavarësisht bindjes se vendimi kundër zotit Berisha ishte i padrejtë dhe i pamerituar... Lexo me tej:

Versioni konspirativ/ A ka qene Basha pjesë e planit për eleminimin e Berishës

Të gjitha këto paqartësi burojnë nga fakti se vendimi i Lulzim Bashës, ndonëse ishte i fortë nuk qe burrëror. Kryetari i PD e zvarriti për tre muaj një vendim që do të duhej ta kishte marrë që ditën e parë kur mbërriti dekreti i sekretarit Blinken që shpallte non grata Sali Berishën. Ose do ta largonte Berishën nga grupi i PD ose do të solidarizohej me të. Basha e zyrtarizoi aktin e tij disa orë para skadimit të ultimatumit, duke eleminuar çdo mundësi për një debat normal brenda një force politike, për përplasje mendimesh dhe rrymash, në fund të fundit për të shtruar çështjen themelore: A duhet të ndahet PD e sotme nga Berisha dhe berishizmi. Sepse në fakt kjo është tema për të cilën Basha dhe drejtuesit e tjerë të PD duhet të vendosin sot. Mungesa e kurajos për t’u përballur me këtë temë të fortë, e bëri vendimin e përjashtimit të Berishës jo vetëm një akt të dobët, por edhe një peshë të rëndë që u ka mbyllur gojën dhe u ka ulur kokën atyre që kanë marrë përsipër të drejtojnë opozitën. E miratojnë ata këtë vendim si një e mirë për Berishën dhe familjen e tij? Si një sakrifikim në emër të raporteve me SHBA, që nga ana e tyre e kanë sakrifikuar PD sa herë i është dashur Edi Ramës? Apo besojnë se shkëputja nga Berisha është një akt i duhur politik dhe kanë një projekt të ri për PD e viteve të ardhshme?

Vëzhgim/ A e dobëson apo e forcon PD-në “përçarja” e Sali Berishës

Sot PD duket më në udhëkryq se përpara se Lulzim Basha të merrte vendimin për përjashtimin e Sali Berishës. Pikërisht sepse nuk mori një vendim, por shpalli një njoftim pa qenë i bindur në ato që lexonte. Më shumë se një akt politik, vendimi i 9 shtatorit u duk si një defekt teknik, që mund të rifillojë së shpejti, siç tha vetë Basha pas “sqarimit” të çështjes në rrugë gjyqësore. Pra edhe përjashtohet Berisha por edhe pranohet, edhe me Amerikën por edhe kundër dekreteve të saj, disantacim nga lideri historik por edhe venerim i berishizmit. Këto janë produktet e një vendimi që nuk merret hapur, në ballafaqim me forumet e PD dhe me vetë Berishën në mënyrë që rezultati të jetë i vërtetë, serioz dhe për rrjedhojë i pranueshëm nga cilido.

Detajet e tre takimeve të ditëve të fundit/ Si e gënjeu hap pas hapi Basha, Berishën

Partia Demokratike sot duket më e dëmtuar nga mënyra se si u mor vendimi se sa nga vendimi vetë. Prandaj Lulzim Basha ka një mundësi që fushatën kundër tij që nisi Sali Berisha mos ta kalojë si një “defekt teknik”, por të provojë të përballet me të. PD ka patur nevojë me kohë për një përplasje serioze brenda saj dhe tani njeriu që e themeloi atë, (dhe që e la të degradojë për hir të së vërtetës), e ka lëshuar sfidën. Nëse edhe këtë ngjarje që po ndodh, Basha do të tentojë tentojë të kalojë si mbrëmjen e 9 shtatorit, atëherë vërtetë që ka ardhur ora që PD t’i vihet dryni. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Ku po gënjen Albin Kurti?

Besimtar i kredos së tij për ti parë liderët vendimarrës të shteteve shqiptare të unifikuar, peng i besimit se Tirana dhe Prishtina duhet të koordinohen mes një...

13:07

Paradoksi i “epokës Merkel” në Ballkan

Për pak ditë, gjermanët do t’i drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përbërjen e re të Bundestagut. Për herë të parë që nga viti 1949, Kancelarja nuk...

09:23

Mandat i ri, gjellë e vjetër

Edhe për katër vite me radhë shqiptarët do të konsumojnë të njëjtën gjellë, të ftohur e të ngrohur disa herë. Ndryshimet e emrave të qeverisë, që Rama shpalli s...

12:36

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI